LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet pas atentatit ndaj Blerim Preçit në Lezhë

Dalin pamjet pas atentatit ndaj Blerim Preçit në Lezhë

Është publikuar videoja pas atentatit ndaj Blerim Preçit në Lezhë.

Preçi ka dalë nga makina i tronditur psikologjikisht dhe i bërë me gjak, ndërsa pyet nëse ka plumba në kokë.

Ai i shpëtoi një atentati së bashku me kushëririn e tij, Klisman Preçi, kur një seri plumbash u shkrepën në drejtim të makinës Mercedes Benz tip ‘ML’ me të cilën po udhëtonin.


Blerim Preçi në video shihet që del i shokuar në rrugë dhe më pas një qytetar i thotë që të futet në lokal, ndërsa ka telefonuar ambulancën dhe policinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20.00 ne dalje te qytetit, në zonën e ishull Lezhës, ku persona me një makinë tip “Audi” qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës “Mercedes Benz” tip ML.

Shënjestër e atentatit ishte 28-vjeçari Blerim Preçi i cili po udhëtonte me fuoristradë bashkë me kushëririn e tij, Klisman Preçi. Ata kanë shpëtuar pa u lënduar nga ky sulm.

Blerim Preçi vetëm pak ditë më parë është kthyer nga Belgjika. Raportohet se ai nuk ka qenë person me precedent penal.

Ende nuk bëhen të ditura zyrtarisht motivet e atentatit por burimet bëjnë me dije se nuk përjashtohet pista e hetimit për konflikte droge mes grupeve rivale.

Policia ngriti postblloqe ne akset Lezhë-Laç dhe Lezhë- Shkodër, por autoret mësohet se u larguan me herët në drejtim të Milotit. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori