LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet e stërvitjes ushtarake “Biza ’22”, Peleshi: Certifikimi i NATO-s, një prej arritjeve më domethënëse të Forcave të Armatosura

Dalin pamjet e stërvitjes ushtarake “Biza ’22”, Peleshi: Certifikimi i NATO-s, një prej arritjeve më domethënëse të Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot mbylljen e stërvitjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë “Biza ’22”.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Peleshi ka theksuar se stërvitja është mbyllyr me një prej arritjeve më domethënëse të Forcave të Armatosura, certifikimin e Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë sipas standardeve të NATO-s.

“Rritja e nivelit të gatishmërisë së Aleancës, imediate në realitetin e ri të sigurisë. Sfida e radhës “Defender 2023”. Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA”, ka shtuar Peleshi.


Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, Peleshi, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji, gjatë fjalës së tij, shprehu vlerësimet dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në realizimin me sukses të kësaj stërvitjeje, që siç tha ai, konsiderohet si një prej arritjeve më domethënëse të Forcave të Armatosura, Certifikimit të Grup – Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë sipas standardeve të NATO.

Kërkesa e Aleancës për certifikimin dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë të forcave të saj, bëhet edhe më ‘imediate’ sot në realitetin e ri të sigurisë, të cenuar rëndë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Mbrojtja e territoreve të Aleancës është detyra parësore e jona dhe aleatëve tanë, një detyrë të cilën, nuk na lejohet të mos e përmbushim”, u shpreh ministri Peleshi, ndërsa falënderoi aleatin strategjik, SHBA për mbështetjen.

Ministri i Mbrojtjes tha se: “puna e palodhur e disa ekipeve të Gardës së New Jersey, por edhe atashimi pranë GBKL të një strukture speciale amerikane, Special Force Assistance Brigade (SFAB), bën të mundur realizimin e objektivit tonë në një kohë pothuaj rekord”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori