Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruar nga ABC shihet se si i është zënë pritë viktimës nga dy autorët e maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë.
Në momentin që makina e viktimës tip “BMW X5” me targa AB 797 CS, afrohet në lëvizje e sipër, dy autorët hapin zjarr me breshëri mbi xhamin e parë të makinës duke lënë të vdekur në vend Bledar Birçaj.
Ndërkohë vetëm pak sekonda më pas, hapet dera e makinës, ndërsa një person duket se kundërpërgjigjet me armë, por kjo mbetet ende e pa verifikuar nga autoritetet. Pas kësaj skene një nga autorët shihet se mban dorën në trup, ndërsa arma automatike që kishte në dorë i bie në tokë.
Ai për një moment largohet së bashku me autorin tjetër të vrasjes, ndërsa në fragmentet e sekondave ai kthehet për të marrë armën. Ndërsa personi që del nga makina e viktimës ikën me vrap në krahun tjetër të rrugës, ku më pas u fsheh në një garazh.
Ky person është dëshmitari kyç i kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai është ndaluar nga policia, ku është marrë në pyetje. Krimi i rëndë ndodhi në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit, në lagjen Hajro Çakerri në Vlorë.
Pistë kryesore e grupit të hetimit është e shkuara e viktimës në Spanjë. Ai rezulton i dyshuar si i përfshirë në një tjetër ngjarje në vitin 2011, por hetimet në lidhje me këtë çështje u pushuan për mungesë provash.
Së fundmi ai kishte qëndruar më shumë kohë në Spanjë prej nga bënte shpesh vajtje ardhje nga Shqipëria. Në Vlorë nuk njihej si person problematik por si biznesmen pasi ishte pronar i një lokali të quajtur “The Boss” të njohur në zonën e Lungomares. /abc/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Egzon Kelmendi-Elkosi: Prizreni, simbol i besës dhe angazhimit për ndryshim
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara
Murtezani në PE: Mbështetje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj
Tetovë, 30% zbritje për shtetasit e Kosovës të cilët duan ta kalojnë Ditën e Pavarësisë në Kodrën e Diellit
Dëshmitari: Vukotiq bashkë me një person tjetër më largoi nga shtëpia, duke ma drejtuar armën në gjoks
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze