LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamje të reja të rusëve që helmuan agjentin Skripal (Video)

Dalin pamje të reja të rusëve që helmuan agjentin Skripal (Video)

Policia në Britani publikoi video të reja të dy të dyshuarve për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, në muajin mars në qytetin Salsbury.

Dy të dyshuarit, të njohur me pseudonimet Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov, u akuzuan në mungesë në shtator.

Ueb-faqja hulumtuese britanike, Bellingcat, i ka identifikuar ata si Alexander Yevgenyevich Mishkin dhe Anatoliy Chepiga dhe ka thënë se të dy punojnë për agjencinë ruse të inteligjencës GRU.


Policia britanike publikoi pamje që i tregojnë ata duke arritur dhe duke shëtitur në Sallsbëri, më 4 mars, ditën kur Skripalët janë gjetur pa ndjenja, përcjell javanews.al.

Policia tha se bën thirrje për më shumë informacione nga kushdo që i ka parë ata në Britani në ditët nga 2 deri më 4 mars.

Skripalët, që i kanë mbijetuar sulmit, dyshohet se janë helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Helmimi i ka rritur tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit.

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori