LAJMI I FUNDIT:

Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Pas hyrjes surprizë të Olta Gixharit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për të befasuar motrën e saj, Gertën, dhe për t’i dhënë fund thashethemeve se ato nuk flasin me njëra-tjetrën, ka shpërthyer një tjetër debat jashtë shtëpisë.

Prej kohësh, Rozana Radi ka deklaruar se Olta dhe Gerta nuk kanë raporte të mira dhe nuk flasin.

Mirëpo, pas paraqitjes së Oltës në shtëpi dhe përqafimit emocional me Gertën, Rozana është revoltuar duke pretenduar se ajo ka prova që vërtetojnë të kundërtën.


Foto: Screenshot/FaceBook

Rozana kërkoi publikisht që menaxheri i saj të publikonte mesazhet e shkëmbyera me Oltën, ku kjo e fundit e kishte uruar për pjesëmarrjen e saj në BBVA.

Mirëpo, situata mori një tjetër kthesë kur në rrjet dolën edhe mesazhet me zë të Oltës, të cilat zbuluan më shumë për mendimet e saj.

Foto: Screenshot/YouTube
Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin, ku ajo ia uron fitoren para se të hynte në BBVA ku banore është edhe motra e saj
Lexo po ashtu Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin, ku ajo ia uron fitoren para se të hynte në BBVA ku banore është edhe motra e saj

Në një nga mesazhet e audios, Olta dëgjohet duke thënë: “Po të flas si motër. Sa e bukur kjo ‘po të flas si motër’. Meqë ra fjala te motra, më duket se paskam edhe motrën time aty te Big-u.
Ajo s’ma ka thënë mua, por unë i marr vesh gjërat, sigurisht”.

Këto mesazhe kanë ndezur debat në rrjet, duke sjellë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët tashmë po pyesin nëse marrëdhënia mes Oltës dhe Gertës ka qenë vërtet e ftohtë apo gjithçka është një keqkuptim i madh.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Olta do të reagojë ndaj publikimit të këtyre mesazheve dhe si do të zhvillohet më tej kjo histori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Magazina
Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Kalo në kategori