Dëshmi të reja të një mobilizimi të madh ushtarak brenda “distancës goditëse” të Ukrainës përpara një pushtimi të mundshëm janë shfaqur disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se beson se Vladimir Putin i Rusisë do të pushtojë këtë vend.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, trupave ruse u është thënë se mund të jenë larg shtëpisë deri në “nëntë muaj” pasi u zhvendosën mijëra milje nga lindja e vendit në rajonin kufitar dhe u paralajmëruan të prisnin përfshirje në një konflikt në Ukrainë.
Imazhet satelitore të datës 19 janar tregojnë një grup të vendosur në bazën e Voronezh rreth 200 milje (330 km) nga kufiri me Ukrainën me rreshta artilerie tankesh dhe pajisje mbështetëse të grumbulluara në Yelnya, 77 milje (125 km) nga kufiri i Rusisë me Bjellorusinë.
Ndërkohë imazhet e tjera tregojnë pajisje ushtarake të mbledhura në dy baza, Klintsky dhe Klimovo, që ndodhen vetëm 18 milje (30 km) nga kufiri i Bjellorusisë dhe jo më shumë se 31 milje (50 km) nga kufiri i Rusisë me Ukrainën.
Dhe, në një zhvillim të ri, Vladimir Putin njoftoi sot stërvitje të reja të mëdha detare që do të zhvillohen këtë muaj dhe në vijim në katër dete, duke përfshirë 140 anije luftarake dhe dhjetëra mijëra marinarë.
“’Lojërat e luftës’ do të zhvillohen në Atlantik, Paqësor, Arktik dhe Mesdhe duke përfshirë “më shumë se 140 anije luftarake dhe anije mbështetëse, më shumë se 60 avionë, 1,000 pajisje ushtarake dhe rreth 10,000 ushtarakë”, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Rajoni ka qenë në “teh të thikës” që nga fundi i vitit të kaluar, kur Moska zhvendosi deri në 100,000 trupa, si dhe tanke dhe raketa, afër kufirit, por tensionet janë rritur ditët e fundit pas një rritjeje të pajisjeve dhe raketave dhe lëvizjeve të trupave, mes tyre policore ushtarake, nga skaji lindor i vendit.
Rusia dhe Bjellorusia kanë pretenduar se lëvizja e trupave dhe pajisjeve është e lidhur me stërvitjet e përbashkëta ushtarake të organizuara me ngut midis dy vendeve – por vëzhguesit e quajtën shpjegimin si një maskim tymi për përgatitjet për një pushtim të Ukrainës që Perëndimi tani pret të ndodhë së shpejti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë