Dalai Lama, lideri shpirtëror tibetian, ka kërkuar falje prej publikut pasi iu shfaqën pamjet skandaloze të puthjes së një djali të ri në gojë.

Personi më i shenjtë në budizmin tibetian i tha djalit të vinte tek ai, më pas i tregoi faqet dhe tha "këtu së pari", pas së cilës fëmija e puthi.


Influencuesi britanik Oli London, i cili e publikoi këtë video në Twitter, shkroi se 85-vjeçari ka sulmuar seksualisht një fëmijë, ndaj ka theksuar - pse mediat nuk flasin për këtë?

Më pas Dalai Lama e frenoi djalin, duke i thënë “mendoj edhe këtu” dhe më pas shtoi “dhe thithe gjuhën time” pasi e nxorri atë jashtë, ballë për ballë me djalin, raporton theguardian.

Fëmija nxori shpejt gjuhën dhe dëshiroji të largohej ndërsa Dalai Lama qeshi dhe e tërhoqi përsëri drejt vetes, ndërsa publiku qeshte.

Ky akt i çuditshëm u përhap shpejt në internet dhe shumë e dënuan këtë veprim, duke e cilësuar atë të papërshtatshme, skandaloze dhe të neveritshme.

Pas presionit të madh nga publiku, ka reaguar edhe zyra e Shenjtërisë së Tij.

"Shenjtëria e Tij dëshiron t'i kërkojë falje djalit dhe familjes së tij si dhe shumë miqve në mbarë botën, për dhimbjen që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij. Shenjtëria e Tij shpesh bën shaka në mënyrë të pafajshme dhe lozonjare me njerëzit që takon, madje edhe në publik. I vjen keq për incidentin”, thuhet në njoftim.

Kjo ngjarje ndodhi në fund të shkurtit në tempullin e Dalai Lamës në Dharmashala. Dalai Lama ka jetuar në mërgim në Indi që nga viti 1959, kur Tibeti u aneksua nga Kina. /Telegrafi/