LAJMI I FUNDIT:

Daja i lumtur me fitoren ndaj Dinamo Kievit

Daja i lumtur me fitoren ndaj Dinamo Kievit

Edhe trajneri Ilir Daja vlerësoi aspektet pozitive të këtij edicioni, duke anashkaluar mungesën e kualifikimit.

Tekniku i Skënderbeut u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në këtë takim në veçanti, por edhe në gjithë edicionin në përgjithësi, ndërsa evidentoi faktin se korçarët nuk humbën asnjë takim në shtëpi.

“Jam shumë i kënaqur për fitoren edhe pasi ishim në disavantazh, për 3-pikëshin e parë në grupe dhe mbi të gjitha për mbylljen e edicionit pa asnjë humbje në shtëpi. Mendoj se bëmë një edicion mjaft të mirë dhe u përballëm denjësisht me të gjithë kundërshtarët, duke çuar në një nivel më të lartë përfaqësimi futbollin shqiptar. Më vjen keq për rezultatin e Beogradit, por në tërësi jam i kënaqur edhe me kaq, pasi grupi ishte mjaft i vështirë”, tha Daja.


Skënderbeu nuk ia doli të kualifikohet, edhe pse u përball denjësisht me kundërshtarët, ndërsa trajneri Daja ka keqardhje për rezultatin e 2 ndeshjeve, që ndoshta penalizuan korçarët në këtë edicion.

“Mendoj se në Beograd nuk e merituam të humbnim, për atë që dhamë në fushën e lojës, ndërsa ishim të pafat edhe në barazimin me Young Boys-in, ku dominuam totalisht. Nëse do të kishim marrë ndonjë pikë më tepër në këto sfida, ndoshta do ishim në pozita të tjera sot”, tha trajneri i Skënderbeut.

Ilir Daja vlerësoi edhe sakrificën e bërë nga Sabien Lilaj, që luajti i dëmtuar dhe jo vetëm që shënoi golin e barazimit, por ishte nga më të mirët në fushë. Trajneri i korçarëve bëri thirrje për ulje të entuziazmit tani dhe për përqendrim në takimin e të hënës me Partizanin, pasi dihet se kampionati është objektivi primar i Skënderbeut.

“Unë jam i lumtur për paraqitjen e Sabienit, që luajti edhe i dëmtuar sot dhe shënoi një gol të mrekullueshëm. Edhe Xhejms sakrifikon shumë, sepse nuk po luan në rolin e tij dhe po arrin të krijojë një volum shumë të madh. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshja e kampionatit, që është edhe objektivi ynë primar. Duam të rikthehemi te fitorja, duke mposhtur Partizanin, për të ruajtur edhe diferencën me ndjekësit në renditje”, u shpreh Ilir Daja.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori