LAJMI I FUNDIT:

“Daja”, bosi i tokave

“Daja”, bosi i tokave

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, po dyshohet të jetë edhe “komandant” i një grupi kriminal që është marrë me shitjen e tokave shoqërore në periferi të Prishtinës. Syla vetë i 51-ti, dje ka qenë në “target” të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, por ai nuk ka “qëlluar” në shtëpinë e tij kur në derë trokitën hetuesit, por as nuk iu është paraqitur më vonë autoriteteve.

Policia arrestoi vetëm 6 nga 52 të dyshuarit për tjetërsim të pronave dhe shpërdorim të detyrave zyrtare në operacionin më të madh kundër krimit të organizuar, realizuar nga Misioni i EULEX-it dhe Policia e Kosovës.

Në operacionin që filloi në orët e hershme të mëngjesit Policia bastisi rreth 40 prona të ndryshme, përfshirë edhe ato të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, në Kishnarekë të Drenicës, shkruan ‘Zëri’.


Ndërkohë vetëm dhjetë ditë më parë, në një reagim të tij, Syla kishte thënë se nuk bëhej fjalë për të në akuzat e para.

Sidoqoftë, prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccareli, ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës që gjashtë të arrestuarve t’u caktohet masë paraburgimi.

Në mesin e atyre që është arrestuar, është edhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, i dënuar për shpërdorim të pronave shoqërore. Por, avokati i Ukës, Tahir Rrecaj, ka thënë se klienti i tij e ka kundërshtuar paraburgimin për shkak se nuk ka kurrfarë lidhje me Azem Sylën.

Për fatin e gjashtë të arrestuarve të parë pritet që të vendoset sot nga Gjykata Themelore.

Lidhur me operacionin e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, kanë reaguar presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori