LAJMI I FUNDIT:

Daçiq tregon çka do të bisedojnë Thaçi e Vuçiq në Bruksel

Daçiq tregon çka do të bisedojnë Thaçi e Vuçiq në Bruksel

Në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, ku temë kryesore është paqja, stabiliteti dhe siguria në Mesdhe, e ku po marrin pjesë edhe delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka folur për takimin mes presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksanadar Vuçiq, që mbahet të hënën në Bruksel.

Siç shkruan B92, Daçiq tha se dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, do të bisedojnë për modalitetet e formatit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Në vazhdim të dialogut do të bisedojnë presidentët Thaçi e Vuçiq, bashkë me Federca Mgherinin. Do të bisedohet për modalitete dhe formatin, por kur bëhet fjalë për dialogun në kuptim të gjerë, do të pritet derisa të formohet Qeveria e Kosovës”,  tha Daçiq, në Dubrovnik


Ndërsa kur bëhet fjalë Kosovën, Daçiq tha se secili këtë çështje e sheh nga këndvështrimi i vet

“Ata (pala kosovare)po përpiqen që pjesën e fajit të vet, për mos realizmin e asaj që është përshkuar në Marrëveshjet e Brukselit, ta hedhin në disa probleme të përgjithshme. Më pastaj ne presim që ata të realizojnë ato për çka jemi dakorduar në Bruksel, e kjo para së gjithash ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Daçiq.

Takimi i Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel  është konfirmuar nga zyra e zonjës Mogherini, ku theksohet se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt mbrëmë në Dubrovnik.

Ata do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu, për zhvillimet më të gjëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksohet në fund të një kumtese të shkurtër të Zyrës së zonjës Mogherini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori