LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Prishtina nuk brengoset për Haradinajn

Daçiq: Prishtina nuk brengoset për Haradinajn

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq e ka cilësuar si blof të palës kosovare rezolutën e Kuvendit të Kosovës për pezullimin e  dialogut me Beogradin, deri në lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryediplomati serb ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë se nuk beson se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësues të tjerë të Kosovës janë shumë të shqetësuar në lidhje me Haradinajn.

“Këtu bëhet fjalë për diçka tjetër, unë mendoj se ekziston një frikë se Gjykata Speciale do të trajtojë zyrtarë të tjerë nga Kosova. Ky është një rast precedent. Kjo do të jetë sikurse  Serbia nuk dëshiron që të marrë pjesë në një dialog vetëm se  dikush arrestohet ose dënohet”, theksoi ai, transmeton Klan Kosova.


Në pyetjen se a do të lejojë Bashkimi Evropian ndërprerjen e dialogut, shefi i diplomacisë serbe ka thënë se BE-ja duhet të angazhohet në mënyrë aktive në zgjidhjen e problemeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori