LAJMI I FUNDIT:

Daçiq pretendon se Serbia i ka paguar 700 milionë euro të borxhit të Kosovës

Daçiq pretendon se Serbia i ka paguar 700 milionë euro të borxhit të Kosovës

Gjatë njëzet viteve të fundit, Serbia ka paguar rreth 700 milionë euro të borxhit të Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Kështu së paku sipas asaj që shkruan b92, përcjell Telegrafi, pretendon ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Kur duhet paguar borxhet, atëherë janë pjesë e Serbisë, kur ata duhet të rrëmbejnë pasuritë, atëherë janë një shtet të pavarur”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.


Ndërsa kur është pyetur për të komentuar mbi një letër drejtuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, e cila bën thirrje për njohjen reciproke mes dy palëve, Daçiq ka thënë se duhet kuptuar i gjithë konteksti i letrës, dhe se mund të konkludohet se ekziston një ndryshim i madh i politikës së administratës Trump, i cili hapi rrugën për ka një kompromis të ri.

“Duhet lexuar pjesa e parë e letrës ku ata inkurajojnë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe një kompromis”, citohet të ketë thënë tutje Daçiq.

Daçiq gjithashtu ka theksuar se përparimi i Serbisë drejt BE-së, ose përparimi i mëtejshëm në hapjen e kapitujve të negociatave, varet nga përparimi në dialogun me Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori