LAJMI I FUNDIT:

Daçiq pretendon se një shqiptar që jeton në Zvicër ka kërcënuar ambasadat serbe në Evropë

Daçiq pretendon se një shqiptar që jeton në Zvicër ka kërcënuar ambasadat serbe në Evropë

Gjatë ditës së martë, u raportua se ambasadat e Serbisë në dy kryeqytetet kryesore evropiane kanë marrë kërcënime brenda 24 orëve të fundit, duke u shprehur se do të jenë cak i sulmeve terroriste.

Sipas mediave serbe, përfshirë N1, ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se i dyshuari për këto kërcënime është Denis Krasniqi nga Zvicra, me prindër nga Kosova

“Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra përmes postës elektronike nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani, dhe Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme mori informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se bëhet fjalë për Denis Krasniqi, 26-vjeçar nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova,” tha Daçiq.


Ai gjithashtu pretendoi se ky person aktualisht ndodhet në Kosovë dhe, sipas tij, “është lëshuar urdhër që menjëherë pas kthimit të tij në Zvicër, të paraqitet në polici.”

Këto kërcënime janë raportuar nga ambasadat e Serbisë në Austri dhe Gjermani, dhe po merren seriozisht nga autoritetet serbe dhe ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori