Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se ndaj Serbisë dhe vendeve anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, po ushtrohet presion që të mos marrin pjesë në seancën e Këshillit të Evropës, ku do të vendoset për fillimin e procesit të pranimit të Kosovës në atë institucion, në mënyrë që të pajtohen në heshtje me këtë vendim.
Daçiq, që u emërua shef i diplomacisë në qeverinë e re të Serbisë, ka thënë se për vendin e tij është pozita më e vështirë në Evropë, sepse numri më i madh i shteteve evropiane e kanë njohur Kosovën.
“Raporti i forcave në Këshillin e Evropës (KiE) është i tillë që garanton se ndoshta ai vendim [për pranimin e Kosovës] do të kalojë. Pengesa kryesore e dëshirës së tyre është se deri më tani nuk ka ndodhur që një vend të pranohet pa konsensus dhe për këtë po na bëhet presion. Ata duan të tregojnë se tani që e kanë përjashtuar Rusinë nga KiE janë të bashkuar dhe për këtë po bëjnë presion ndaj neve dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos jenë të pranishëm në seancë, në mënyrë që ne faktikisht në heshtje të pajtohemi për të filluar procedurën”, tha Daçiq për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, transmeton Telegrafi.
Ai tha se Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës aktualisht kryesohet nga Irlanda, e cila i ka premtuar Kosovës se do të iniciojë procedurën për anëtarësimin e saj në atë organ.
“Mirëpo, tani është fundi i kryesimit të tyre [Irlandës] dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme data 3 [nëntor] për të parë se çfarë do të ndodhë, sepse ekziston një plan irlandez-gjerman me formulim që nuk është shumë i qartë se ata do të mbështesin Kosovën, por që ende është dërguar për shqyrtim të mëtejshëm. Ne jemi absolutisht kundër nisjes së çdo procedure dhe do të luftojmë deri në fund dhe kjo është gjëja e parë e rëndësishme me të cilën po përballem si ministër i Punëve të Jashtme”, ka theksuar Daçiq.
Ai ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kutri, po sillet kështu sepse askund në Perëndim nuk mund të dëgjohet ndonjë deklaratë se Kosova do të përballet me sanksione nëse nuk është konstruktive, por nga ana tjetër, kur flitet për Serbinë “përmenden shuplakat”.
Daçiq ka theksuar se propozimi franko-gjerman është paraqitur në mënyrë të papranueshme për Serbinë, sepse nënkupton se nuk diskutohet për zgjidhje politike për Kosovën.
“Ata besojnë se nuk ka asgjë për të folur për zgjidhje politike, sepse ajo përfundoi me shpalljen e pavarësisë dhe se problemi kryesor është të anestezohet Serbia për ta gëlltitur atë, duke ofruar disa plane në të ardhmen”, tha Daçiq.
Ai shtoi se nuk është versioni përfundimtar i dokumentit, sepse për këtë nuk do të vendoset nga Franca dhe Gjermania në mënyrë të pavarur, por fjalën përfundimtare do ta japë Këshilli i Sigurimit i OKB-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025