Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është i bindur se Prishtina do të heq taksën për mallrat nga Serbia pas formimit të një qeverie të re.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Daçiq ka thënë se nuk ka afate kohore për marrëveshjen Beograd-Prishtinë, dhe se amerikanët thonë se ata nuk po vijnë në Ballkan për të kushtëzuar askënd, por se ata duan të ndihmojnë.
“Nëse do të ndërmjetësonin një marrëveshje, atëherë opsioni optimal është të arrihet një marrëveshje deri në fund të fushatës së tyre presidenciale, diku në mes të vitit 2020. Sidoqoftë, nëse do të jetë kështu, kjo nuk dihet”, deklaron Daçiq.
Megjithatë, sipas tij, gjëja më e rëndësishme është që Shtëpia e Bardhë të propozojë qartë: Marrëveshja duhet të jetë një fitore e të dyja palëve, serbëve dhe shqiptarëve.
Kur bëhet fjalë për integrimin evropian, ai mendon se është jorealiste që Serbia të anëtarësohet së shpejti në BE.
Ndërsa duke folur për marrëdhëniet me Rusinë, ai shprehet se ka shumë që e shohin atë si një “njeriu i Rusisë”.
“Këta janë budallenj. Unë nuk jam as njeri i Rusisë, as i Amerikës. Unë punoj vetëm për Serbinë. Por ka një gjë që sa herë që kam ndonjë problem, mund t’i mbështetem vëllait tim Sergey Lavrov. Asnjëherë nuk i ka ndodhur askujt në Moskë ose mua ose Vuçiqit që të na thuhet se duhet të bëjmë diçka ose nuk duhet të bëjmë diçka. Ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar, por ata respektojnë pikëpamjet dhe interesat tona”, citohet të ketë thënë Daçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

12.000 vreshtarëve nga RMV, u janë paguar rreth pesë milionë euro subvencione

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë