LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Heqja e pjesshme e taksës është lojë politike e Kurtit

Daçiq: Heqja e pjesshme e taksës është lojë politike e Kurtit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka komentuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të taksës.

Daçiq në një prononcim për Prva TV, ka deklaruar se veprimi i Kurtit është ‘vetëm një lojë manovruese brenda politikës së tij’.

Më tej ka theksuar se “thelbi i politikës së Kurtit është parë në zyrën e tij, ku qëndron flamuri shqiptar dhe jo flamuri i Kosovës”.


Duke cituar Vuçiqin tha se heqja e pjesshme e taksës është një tjetër manipulim i Prishtinës, njofton Telegrafi.

Daçiq e ka quajtur të pa logjikshme, deklaratën e Kurtit, ku  kërkohet nga Serbia të ndalet fushata për tërheqje të njohjeve.

Ndryshe, Kurti ditë më parë paralajmëroi se më 15 mars do ta heq taksën vetëm për lëndën e parë që vjen nga Serbia, ndërkohë shtoi se më 1 prill mund ta heq plotësisht nëse Serbia reflekton dhe jep sinjale se do të ndalë fushatën për tërheqje të njohjeve.