LAJMI I FUNDIT:

Daci: U bëra kryetar i Prishtinës, kur askush në LDK nuk guxoi të kandidonte (Video)

Daci: U bëra kryetar i Prishtinës, kur askush në LDK nuk guxoi të kandidonte (Video)

Akademik Nexhat Daci ka thënë se duhet ruajtur bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare, “por asnjëherë mos me humb truallin e vendit tonë”.

“Harta e Ballkanit nuk është e përfunduar, ndërsa ne nuk duhet të kontribuojmë në përshpejtimin e ndryshimit të kësaj harte”, ka thënë Daci, duke potencuar se kjo mund të ketë pasoja, kurse fati ynë duhet të jetë pro-perëndimor.

Daci, në “Rokum Roll” të TV Rrokum, ka rrëfyer se në kohën e luftës ka qenë në Prishtinë, ndërsa ka pasë oferta për tu larguar në disa vende, duke përfshirë edhe Beogradin. Kjo, sepse siç thotë ai, është shkolluar në Beograd.


Daci ka folur edhe për zgjedhjet e para të pasluftës në Kosovë.

“Në zgjedhjet e para askush prej LDK-së nuk ka guxue me kandidue për kryetar të Prishtinës, sepse kishte kërcënime. Ndërsa unë kam pranue dhe iu kam bërë ballë kërcënimeve, duke thënë se unë kam me i fitue zgjedhjet”.

Daci rrëfen edhe një ngjarje interesante derisa ishte kryetar i Kuvendit, duke thënë se nuk kanë mundur ta zgjedhin presidentin, sepse deputetët nga radhët e minoriteteve nuk kishin guxuar të votonin për shkak të kërcënimeve.

“Minoritete s’kanë guxue me i marrë letrat me shkue te kutia me votue”, tha ai.

Ai, po ashtu tregon se Presidenti Rugova nuk kishte pranuar asnjëherë të bëjë koalicion veç me PDK-në.
Duke folur për aktualitetin politik, Daci e ka quajt jo serioze thirrjen e Presidentit Thaçi për zbardhjen e krimeve pasluftë.

Daci thotë se është i gatshëm ta ndihmojë LDK-në, duke thënë se nuk ka synim me të ketë pozitë ose me qenë në kryesi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori