Daci: Lugina po zbrazet

Ai ka thënë se është për keqardhje që partitë politike nuk gjetën gjuhë të përbashkët për Luginën.
“Po të kishte qëndrim të drejtë kombëtar dhe politik, sot mund të bëhej një sintezë e mirë në bazë të fjalëve që janë dhënë nga grupi parlamentar i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, ka thënë Daci për Epoka e Re. “Kryeministri Thaçi nuk e kishte të keqe idenë, por ajo do të sfondohej shumë më mirë me sintezën e këtyre grupeve parlamentare, duke e fuqizuar idenë e tij”.
Ai u ka bërë thirrje partive politike që të mos barrikadohen brenda vetes. Daci ka shtuar se Prishtina dhe Tirana nuk bën të heqin dorë na mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Është e dhimbshme se si po zbrazet Lugina. Ajo është pa përkrahjen e duhur të Prishtinës e Tiranës”, ka thënë Daci. /Telegrafi/




















































