LAJMI I FUNDIT:

Cvetkov: Me masat qeveritare do të rritet prodhimtaria e qumështit dhe prodhimeve të qumështit

Cvetkov: Me masat qeveritare do të rritet prodhimtaria e qumështit dhe prodhimeve të qumështit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov, sot e ka vizituar fermën e lopëve në afërsi të Strugës në sipërfaqe prej 1.000 metra katrorë, në të cilën do të vendosen 35 lopë mjelëse, investim i struganit Bekim Kaba në vlerë prej 400.000 euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me rastin e vizitës ai ka theksuar se projekti po realizohet me mjete nga Programi IPARD, ndërsa ndihmë do të marrë edhe nga shteti me mbulim të gjysmës nga hipoteka dhe interesi.


“Investimi nga 400.000 euro shkon përmes Programit IPARD, me ç’rast gjysma e mjeteve do t’u kthehen investitorit. për ndërtim të fermës investitori ka marrë kredi nga 200.000 euro, ndërsa përmes fondit tonë garantues 50 për qind e hipotekës për këto 200.000 euro ne i siguruam dhe gjithsesi se gjysmën e interesit ne do t’ia subvencionojmë”, ka sqaruar Cvetkov.

Republika e Maqedonisë, siç ka informuar ministri Cvetkov, nga prodhimtaria personale ka 70 për qind qumësht, ndërsa pjesën tjetër e siguron përmes importit për çka shpenzohen rreth 12 milionë euro.

“Me ndërmarrjen e këtyre masave shpresoj se për disa vite do të arrijmë tërësisht të sigurojmë qumësht për nevojat e Republikës së Maqedonisë. Disponojmë me rreth 250.000 kokë gjedhë prej të cilëve 120.000 janë lopë mjelëse me prodhimtari mesatare vjetore nga 3.000 litra qumësht për një lopë”, deklaroi ministri resor, duke theksuar se me shfrytëzimin e masave qeveritare prodhimtaria e qumështit dhe prodhimeve të qumështit do të rritet dhe do të zgjidhet problemi me qumështin.

Sipas tij, problem kryesor i blegtorisë, gjegjësisht prodhues të qumështit në Maqedoni janë ekonomitë e vogla të fermerëve. Pjesa më e madhe e blegtorëve kanë nga pesë lopë, por nga viti i ardhshëm shteti do të funksionojë 90 për qind të investimit për ata që do të kalojnë nga pesë në 10 lopë, ndërsa shfrytëzues mund të jenë bujqit të cilët të paktën tre vite i kanë regjistruar pesë lopët.

Ferma e lopëve, sipas pronarit Bekim Kaba, pritet që të jetë gati deri në fund të tetorit. Vendimin që të merret me kultivimin e lopëve ka ardhur për shkak të avantazheve të Qeverisë dhe Agjencisë për mbështetje në bujqësi dhe zhvillim rural./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori