LAJMI I FUNDIT:

Curry bojkoton presidentin Trump: Nuk shkoj në shtëpinë e bardhë

Curry bojkoton presidentin Trump: Nuk shkoj në shtëpinë e bardhë

Do të duhej të ishte dita e parë e shkollës për Golden State Warriors që u prezantua përpara mediave për nisjen e përgatitjeve të sezonit të ri, por mjaftoi shumë pak që të kthehej në një ditë polemikash që kulmuan me njoftimin e kampionëve për të mos marrë pjesë në pritjen e Shtëpisë së Bardhë.

Njoftimin e bëri vetë ylli i kësaj skuadre, Steph Curry, i cili theksoi se do të bojkotojë ceremoninë e presidentit Trump.

“Unë nuk dëshiroj të shkoj në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi vendosur Curry duke shtuar se nuk ka ndryshuar mendje.


Në vijim ai qartësoi edhe pozicionin e gjithë skuadrës që planifikon ta bojkotojë ceremoninë edhe pse nuk ka ende një vendim zyrtar.

“I kam idetë shumë të qarta në kokën time dhe shpresoj që ky të jetë një sinjal për të bërë ndryshimin. Ajo që presidenti im i thotë botës por edhe sjellja e tij, nuk më pëlqejnë aspak. Nëse do të votojmë, atëherë vota ime është jo”, tha gjithashtu Curry.

Gjithsesi, në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm Bob Myers u shfaq më diplomatik në sjelljen e tij duke saktësuar se nuk është marrë ende një vendim dhe gjithçka do të bëhet e ditur në momentin e duhur.

Për të prezantuar skuadrën e sezonit të ri mendoi trajneri Steve Kerr duke paralajmëruar një sezon më të ashpër pas merkatos së bërë nga Oklahoma dhe Houston.

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori