Cricket dhe Yll Limani së shpejti sjellin këngën e re “Ndoshta”

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve, teksa edhe kësaj radhe duket se po vjen në një bashkëpunim.
Në bazë të paralajmërimeve, ai ka njoftuar fansat se ka bashkuar forcat me producentin Donat Prelvukaj i njohur si Cricket.

Ndonëse nuk deklaruan më shumë detaje, kënga e dyshes mban titullin “Ndoshta”.

“Ndoshta - Cricket dhe Yll Limani”, ka shkruar në postimet që ka publikuar në InstaStory.

“Kur t’kujtohet” ndërkaq është projekti i fundit i lansuar nga Limani, të cilin e solli në muajin janar.
Për vetëm pak javë ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































