LAJMI I FUNDIT:

CR7, më i rëndësishëm për kombëtaren se për Realin

CR7, më i rëndësishëm për kombëtaren se për Realin

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Portugalisë, Fernando Santos, po llogarit në Cristiano Ronaldon ta përdorë edhe një edicion impresiv me Real Madridin si “trampolinë” për një paraqitje të fortë në ‘Euro 2016’.

Ronaldo i është bashkuar ekipit të Portugalisë të dielën, tetë ditë pasi shënoi penalltinë e fitores kundër Atletico Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan Reuters, transmeton Koha Ditore.

Prania e Ronaldos është një shtytje e madhe për Portugalinë që fundjavën e shkuar pësoi humbje në ndeshjen miqësore nga Anglia (1-0) dhe të mërkurën do të përballet me Estoninë në Lisbonë para se të marrë rrugën për në ‘Euro 2016’.


Seleksionuesi Santos ka dashur që Ronaldos dhe mbrojtësit të Realit, Pepe, t’u japë mundësinë të pushojnë paksa para se t’i bashkohen ekipit në përgatitjet për Evropianin që do të nisë të premten (10 qershor).

“Ata kishin nevojë për pushim. Është më mirë për të gjithë që ata i janë bashkuar ekipit të lumtur dhe me motiv shtesë, pasi kanë arritur synimet me klubin e tyre”.

Ronaldo gjatë edicionit 2015/2016 ka realizuar 51 gola në 48 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat. Sipas Santosit, Ronaldo është më vital për Portugalinë sesa për Real Madridin.

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori