Rap-artisti i njohur shqiptar, Cozman, ka qenë mjaft i angazhuar me koncerte gjatë kësaj vere.

Ish-ylli i “Babastars” së fundmi ka marrë disa ditë pushimi, meqë një pjesë e madhe i kanë përfunduar mbrëmjet muzikore.


Ai si destinacion të këtyre pushimeve ka zgjedhur jugun e Shqipërisë, gjegjësisht Dhërminë.

368401031 676624914331529 6695199426855617565 n Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti duket se në këto pushime është i shoqëruar nga e dashura e tij e re, në bazë të një fotografie që ka publikuar në InstaStory.

“Me pamje...”, ka shkruar ai duke mos ia zbuluar identitetin vajzës në fjalë.

Screenshot 1 90 Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari shqiptar nuk ka zbuluar akoma se kush është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën.

Ai këtë kohë befasoi publikun pasi solli një këngë me ish-partneren e tij, Tunën, me të cilën ka qenë i pranishëm edhe në disa koncerte. /Telegrafi/