SHBA-ja do të kufizojë udhëtimet nga India duke filluar nga 4 maji, deklaroi Shtëpia e Bardhë të premten, duke përmendur një rritje të rëndë të rasteve me coronavirus në vend dhe shfaqjen e varianteve potencialisht të rrezikshme të COVID-19.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, vendosi ta bëjë këtë pas këshillës nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
“Politika do të zbatohet duke marrë parasysh rastet jashtëzakonisht të larta të COVID-19 dhe varianteve të shumta që po qarkullojnë në Indi”, tha ajo.
Një valë e dytë e coronavirusit po shkakton dëme të rënda në pjesë të Indisë, derisa 386 mijë raste të reja u raportuan të premten; kjo vlerësohet të jetë shifra më e lartë një-ditore e regjistruar ndonjëherë në botë.
India gjithashtu raportoi 3,500 viktima në të gjithë vendin dhe gati 400 sosh në Delhi – një rekord për kryeqytetin.
Numri i përgjithshëm i rasteve si pasojë e COVID-19 në Indi u rrit në mbi 18 milionë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi