Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mor me pandeminë e coronavirusit në një takim të veçantë. Në fillim, Sekretari i Përgjithshëm, António Guterres shprehu zhgënjimin e tij. Kancelarja Angela Merkel është më pak pesimiste.
Kancelarja Angela Merkel (CDU) foli me besim në Kombet e Bashkuara për luftën kundër pandemisë së coronavirusit.
Përparimi në zhvillimin e vaksinave jep shpresë, tha Merkel përmes videos në seancën speciale për coronavirusin të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York.
Përkundër të gjitha vështirësive në këtë vit krize, kishte një dritë në fund të tunelit.
Merkeli vlerësoi programin e OKB-së kundër sëmundjes Covid-19.
Kjo do të krijojë një platformë globale për zhvillimin dhe shpërndarjen e medikamenteve, diagnostifikimit dhe vaksinave, tha ajo.
Programi – theksoi kancelarja – ka nevojë për mbështetje shtesë financiare.
Në të njëjtën kohë, askush nuk duhet të harrojë se pandemia mund të kapërcehet përfundimisht vetëm kur të gjithë në botë kanë qasje në vaksinat efektive, theksoi kancelarja.
Pandemia gjithashtu qartëson rëndësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). OBSH duhet të forcohet dhe në të ardhmen të jetë edhe më e aftë t’u përgjigjet kërcënimeve ndërkufitare për shëndetin. Gjermania është e përkushtuar për këtë, tha Merkel.
Guterres është i zhgënjyer
Programi i OKB-së, anti-Covid-19, “ACT Accelerator”, synon të sigurojë gatishmërinë më të shpejtë të mundshme të instrumenteve mjekësore diagnostikues, medikamenteve dhe vaksinave kundër COVID-19 në të gjithë botën, veçanërisht në vendet e varfra.
Shumica e vendeve anëtare të OKB, përfshirë Gjermaninë, janë bashkuar që kur u themelua me “ACT Accelerator”.
Projekti koordinohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Programit aktualisht i mungojnë rreth 23 miliardë euro.
Në fillim të takimit të posaçëm, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres bëri përgjegjëse për përhapjen e pandemisë shpërfilljen e rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
OBSH ofroi “fakte dhe udhëzime shkencore” që nga fillimi. Kjo mund të kishte qenë baza për bashkëpunimin global në luftën kundër virusit. Fatkeqësisht, këto rekomandime nuk u ndoqën, u ankua kreu i Kombeve të Bashkuara. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame