LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, ekipi i mjekëve dhe infermierëve nga Italia mbërrijnë në Shqipëri

COVID-19, ekipi i mjekëve dhe infermierëve nga Italia mbërrijnë në Shqipëri

Një epik mjekësh dhe infermierësh nga Italia kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për situatën e COVID-19.

Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga gjashtë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14 ditore në Shqipëri.

Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid-19.


Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve, me avionin e Guardia di Finanza në ndihmë të mjekëve ka ardhur edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale të llojit II, dhuratë e strukturës së Komisarit të Jashtëzakonshëm Arcuri prodhimi i të cilave është autorizuar nga Instituti i Lartë italian i Shëndetësisë.

Grupi i mjekëve i përbërë nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes) u prit nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri,  Fabrizio Bucci, dhe nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ogerta Manastirliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Ramiz Lladrovci akuzon kryetarët e komunave të Vetëvendosjes për tensionet në mbledhjen e AKK-së

Ramiz Lladrovci akuzon kryetarët e komunave të Vetëvendosjes për tensionet në mbledhjen e AKK-së

Lajme
PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të premten për audio-incizimin e Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të premten për audio-incizimin e Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin

Lajme
“Shpifësi kronik, ke një javë për të kërkuar falje” - zëvendësministri Qorrolli i përgjigjet akuzave të Abelard Tahirit

“Shpifësi kronik, ke një javë për të kërkuar falje” - zëvendësministri Qorrolli i përgjigjet akuzave të Abelard Tahirit

Lajme
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori