Philippe Coutinho e ka cilësuar si moment të veçantë, pasi goli i tij i parë për Barcelonën i ndihmoi ata të arrinin finalen e Copa del Rey.

Ylli brazilian hapi rezultatin vetëm disa minuta pasi ai erdhi si zëvendësues gjatë fitores 2-0 të Barcelonës kundër Valencias.


Coutinho ishte i kënaqur me ndikimin që bëri në Mestalla, pasi goli i tij arriti të ndihmonte skuadrën drejt kualifikimit në finale të Kupës së Mbretit.

"Arritja e kësaj finale është një moment shumë i veçantë për mua, por ka akoma shumë ndeshje para kësaj kohe", ka thënë fillimisht Coutinho për Gol TV pas ndeshjes.

Coutinho 3 Coutinho në aksion gjatë ndeshjes ndaj Valencias (Getty Images)

"Është një ditë shumë e lumtur për mua sepse unë isha duke kërkuar që të shënoj golin tim të parë sa më shpejt".

"E bëra këtu dhe e ndihmova ekipin të arrinte finalen me këtë gol".

"Do të jetë e vështirë si të gjitha finalet, por do të jetë gjithashtu një lojë e madhe dhe kemi shumë kohë për t'u përgatitur për të", përfundoi ylli brazilian.

Ndryshe, Barcelona në finale të Copa del Rey do të takohet me skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Montella, Sevillan. /Telegrafi/

telegrafi sport app