Douglas Costa është përfshirë në listën e të lënduarve të Juventusit, pasi klubi ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim muskulor.Corriere dello Sport ka raportuar se braziliani ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë barazimit kundër Parmas.


DouglasCosta 3 Douglas Costa (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ndërsa Bianconerët kanë dalë me një njoftim duke bërë të ditur se gjendja e brazilianit do të monitorohet në baza ditore.

Ky lajm vjen pas përfshirjes së 28-vjeçarit në një aksident komunikacioni ditën e hënë, ku shpëtoi pa lëndime.

DouglasCosta 1 Douglas Costa (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, lajm i mirë për Juven ka qenë Federico Bernardeschi, i cili është stërvitur normalisht duke tejkaluar një lëndim në brinjë.

Një lëndim e ka pësuar edhe Leonardo Spinazzola, i cili u dëmtua në nyjën e këmbës së majtë, ndërsa ka bërë stërvitje më të lehtë.

Këtë sezon, Costa ka luajtur në 17 ndeshje për Zonjën e vjetër, 10 prej të cilave i ka nisur nga banka rezervë, ndërsa ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/

telegrafi sport app