Costa në aeroplan me Marottan për Torino, Benatia i uron mirëseardhje (Foto)

Douglas Costa së bashku me të dashurën e tij dhe drejtorin e Juventusit, Beppe Marotta janë nisur për Torino.
Njëri ndër transferimet më të shtrenjta në histori të Juventusit pritet që të zbarkojë sonte në Torino.
Juventusi e ka kompletuar transferimin e tij për 6 milionë euro huazim dhe 40 milionë euro të drejtë blerje.
I pari që i ka urua mirëseardhje Costas ka qenë ish bashkëlojtari i tij te Bayern Munich, Medhi Benatia.
Costa nesër do t'i kryej testet mjekësore te Juventusit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































