CorrWatch: Pati jotransparencë gjatë rekrutimit të drejtorit të ATK-së dhe sekretarit në Ministrinë e Financave
Inicitativa CorrWatch shpreh shqetësimin e thellë për mungesën e transparencës në procesin e rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore (ATK) dhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).
CorrWatch ka bërë kërkesën për monitorimin e këtyre dy pozitave për të gjitha fazat e procesit, dhe kërkesat e njëjta janë konfirmuar nga MFPT.
Megjithatë, edhe përkundër konfirmimit nga MFPT, CorrWatch nuk është ftuar për monitorimin e këtyre dy pozitave.
Në rastin e ATK-së, CorrWatch, ka kërkuar që t’i mundësohet rishikimi i aplikacioneve të kandidatëve por ministria ka ofruar qasje vetëm në një raport bazik të tyre, dhe nuk ka lejuar qasjen në në dosjet e kandidatëve.
Ndërsa sa i përket pozitës së Sekretarit të përgjithshëm në MFPT, CorrWatch nuk është ftuar për t’a monitoruar procesin.
“Një praktikë e tillë rrezikon që këto procese të mbyllura të jenë subjekt i ndikimeve politike dhe personale, duke minuar kështu besimin e qytetarëvë në institucionet publike. Kufizimi i qasjes dhe monitorimit të shoqërisë civile cënon thellësisht transparencën dhe llogaridhënien e këtyre proceseve të rëndësishme. Përfshirja e shoqërise civile mbetet jetike duke i kontribuar kështu parimeve kryesore te rekrutimit në institucionet publike”, thuhet në reagim.
Projekti CorrWatch “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës” zbatohet nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes Ambasadës Brtianike në Prishtinë.
CorrWatch thotë se përmbajtja e këtij reagimi është përgjegjësi e vetme e organizatave zbatuese dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!