Ministria e Shëndetësisë në Egjipt, ka njoftuar se në këtë vend është konfirmuar rasti i parë me coronavirus.
Konsiderohet se është edhe rasti i parë që është regjistruar në kontinentin e Afrikës, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e kësaj ministrie kanë bërë të ditur se personi i infektuar është i huaj dhe është futur në izolim.
Bartësi i sëmundjes nuk është egjiptian, thuhet edhe në komunikatën e lëshuar, duke mos specifikuar se prej nga ka ardhur ky person që është infektuar me coronavirus.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është informuar për këtë, kurse pacienti që nuk është duke treguar kurrfarë simptomash të sëmundjes është dërguar në spital në karantinë. /Telegrafi/