Le të mos ju kalojë kjo kreshmë e që së paku një herë të mos përgatisni këtë gjellë fenomenale  Përbërësit:▪ 1 kg peshk ▪ 3 koka qepë ▪ 300 gr spec të grirë ▪ 300 gr domate të zier ▪ pak vaj, erëza bimësh të thara ▪ kripë, piperPërgatitja: 1. Peshkun e pastruar nga halat dhe të copëtuar në copëza vëreni në tigan, hidhni kripë, vaj dhe piqeni në furrë të nxehtë.

2. Kur të jetë gjysmë e pjekur shtoni perimet e grira, hidhni domaten e zier, hidhni erëzat dhe piperin dhe futeni sërish në furrë që të përfundojë pjekja.


Shërbejeni të nxehtë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.