Copëza të një granate dore janë gjetur në trupat e viktimave të një aksidenti aeroplani që vrau ish-bosin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin.
Aeroplani me të cilin Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg u rrëzua në veri të Moskës duke vrarë të 10 personat në bord më 23 gusht, duke përfshirë dy figura të tjera kryesore të Wagner, katër truprojat e Prigozhin dhe një ekuipazh prej tre personash.
Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Putin sugjeroi se aeroplani ishte hedhur në erë nga brenda, duke thënë se kreu i komitetit hetimor të Rusisë i kishte raportuar atij disa ditë më parë.
“Fragmente granatash dore u gjetën në trupat e të vrarëve në aksident”, citohet të ketë thënë Putin në një takim në vendpushimin Soçit, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
“Fragments of hand grenades were found in the bodies of those killed in the crash. There was no external impact on the plane… Yes, unfortunately, the presence of alcohol or drugs in the blood of the victims was not examined, although we know that after the known events in the… pic.twitter.com/wli77YuSiG
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) October 5, 2023
“Nuk kishte asnjë ndikim nga jashtë në aeroplan – ky është tashmë një fakt i vërtetuar”, ka theksuar Putin, duke i hedhur poshtë pohimet se ai ishte rrëzuar.
Ai nuk dha asnjë detaj se si mund të ketë shpërthyer një granatë – por ai tha se hetuesit duhet të kishin testuar trupat për alkool dhe drogë, duke qenë se kokaina ishte gjetur më parë në zyrat e Wagner.
Ndryshe, Prigozhin thuhet se ishte në një aeroplan i cili pati një aksident në veri të Moskës më 23 gusht, dy muaj pas ditës pasi ai drejtoi një rebelim të dështuar kundër zyrtarëve të lartë rusë.
Rebelimi i ndërprerë, gjatë të cilit ai kërkoi rrëzimin e ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu, ishte sfida më e madhe për qeverisjen e presidentit Putin që kur ai erdhi në pushtet në vitin 1999.
Rusia tha se konfirmoi vdekjen e tij në aksident pas testeve gjenetike, por nuk zbuloi shkakun.
Ai u varros privatisht në një “ceremoni lamtumire” në një varrezë të Shën Petersburgut muajin e kaluar, sipas ekipit të tij të shtypit. /Telegrafi/