Këngëtari i muzikës hip-hop kishte performuar të mërkurën në një organizim të Unionit të Studentëve pranë Universitetit të Staffordshire.

Derisa po këndonte, Coolio kishte vendosur të hidhej mbi publikun, por në momentin e hedhjes, njerëzit ishin larguar dhe ai ka rënë përtokë duke u lënduar.
Është njoftuar se studentët kanë vjedhur çka kanë mundur nga këngëtari: shaminë, orën, syzet, këpucët etj., para se të arrinte sigurimi i lokalit për t’i larguar.