Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte beson se ai meriton kohë për të parë prapë gjëra të mira te skuadra londineze.

Karrigia e trajnerit italian ka filluar të lëkundet në këtë sezon dhe sipas mediave angleze raportet e tij me pronarin e klubit, Roman Abramovich, janë të krisura.


Conte dhe skuadra e tij e presin sot (e diel) në shtëpi përplasjen me Manchester Unitedin nën presionin në rritje.

Por, trajneri italian beson se i duhet edhe pak kohë nga klubi për t’i kthyer gjërat në vend dhe Chelsea t’i arrij rezultatet e dëshiruara.

GettyImages 868746606 Nuk ka qetësi për Conten këtë sezon (Photo/GettyImage)

“Në këtë sezon kemi blerë pesë lojtarë të rinj dhe kemi 16 lojtarë të lartë”, ka thënë fillimisht Conte.

“Sinqerisht, mendoj se kam fituar kohën time këtu me fitimin e titullit sezonit të kaluar. Fitova vet kohën time. Nuk më pëlqen të kërkoj kohë. Më pëlqen të them të vërtetën”.

“E vërteta ime është kjo: nëse dikush nuk pajtohet me mua, por më pëlqen të them të vërtetën. Nuk dua të marr kohë, për çfarë? Situata është shumë e qartë. Detyra ime është që të punoj dhe të vendos të gjithë veten për këtë klub”.

“Nëse është e mjaftueshme, në rregull? Nëse nuk mjafton ... atëherë klubi vendos të ardhmen time”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/