Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte u befasua dukshëm nga vendimi i Pierre-Emile Hojbjerg për të injoruar përqafimin e tij festiv pas vërshëllimes së fundit.
Spurs siguruan një fitore kundër liderëve të Ligës Premier, Manchester City, të shtunën pasdite, me golat e Dejan Kulusevski dhe Harry Kane (që shënoi dy herë) që vulosën një fitore dramatike në Etihad.
Ishte një fund emocional i një ndeshjeje të mbushur me aksione dhe pas vërshëllimes së plotë, Conte i kënaqur donte të lavdëronte secilin nga lojtarët e tij pas një paraqitje luftarake.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit u pa duke u përqafuar me Ryan Sessesgnon kur kamerat e Sky Sports e kapën atë.
Dhe pak sekonda më vonë, Conte iu afrua mesfushorit Pierre-Emile Hojbjerg, por ndërsa ai hapi krahët për të dhënë një përqafim të madh, ndërkombëtari danez ktheu shpinën dhe u largua – një moment që e la italianin të habitur.
Siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, Conte nuk dukej shumë i kënaqur pas incidentit. /Telegrafi/