Antonio Conte i ka kërkuar Chelseat që të futet në garë për sulmuesin e Interit Mauro Icardi në këtë verë. 

Corriere dello Sport shkruan se Blutë nuk janë të kënaqur me formën e sulmuesve aktual dhe në verë do të futen në garë për një sulmues.


Edhe pas ardhjes së Olivier Giroud mujin e shkuar, Conte beson që Icardi mund ta zgjidh problemin e tij për sezonin e ardhshëm.

icardi cropped 37rhu10zxw9r10pjzg4hwxycl Icardi dhe Spalletti

Conte e di se Icardi po kërkon kalimin në një klub të madh evropian, ndërsa Chelsea pritet t’i prijë garës për argjentinasin.

Shumëçka  është e lidhur me kualifikimin apo jo të Interit në Ligën e Kampionëve, pasi moskualifkimi do ta largonte sulmuesin e njohur.

icardi sampaoli Sampaoli ka vizituar gjatë të shtunës Icardin

Conte e ka të qartë panin për sezonin e ardhshëm dhe sulmuesi është pjesë përbërëse e projektit të tij.

Icardi kërkohet edhe nga Real Madridi dhe së fundmi edhe nga Manhcester United. /Telegrafi/

telegrafi sport app