LAJMI I FUNDIT:

Conte: Kemi besim te Esposito, dua një Inter me lojtarë italianë

Conte: Kemi besim te Esposito, dua një Inter me lojtarë italianë
Antonio Conte te Interi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Antonio Conte e ka konfirmuar edhe një herë besimin që ka tek sulmuesi adoleshent Sebastiano Esposito dhe dëshirën e tij për një skuadër të Interit me një frymë italiane.

Esposito bëri përshtypje të mira gjatë paraqitjes së tij kundër Borussia Dortmund, pavarësisht se është vetëm 17 vjeç.

“Në sulm, ne filluam me ide shumë specifike. Ne e dinim se kishim tre sulmues me karakteristika të caktuara me Lukakun, Sanchezin dhe Lautaron, ndërsa Politano ka karakteristika që nuk përputhen saktësisht për një sulmues”.


Antonio Conte . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Esposito ishte zgjedhja e pestë, kështu që nga ky këndvështrim ishim të qetë”.

“Që atëherë, lëndimi i Sanchez ka qenë një humbje e konsiderueshme për ne, por ne kemi pasur Espositon”.

Sebastiano Esposito . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Nerazzurrët firmosën me disa italianë gjatë verës, duke përfshirë Nicolo Barellan, Stefano Sensin dhe Cristiano Biraghin.

“Qëllimi i klubit është që para së gjithash të përqendrohet te lojtarët e fortë dhe të besueshëm. Pas kësaj, është e pashmangshme që lojtarëve italianë t’ju japin garanci të menjëhershme”.

Stefano Sensi, Nicolo Barella dhe Matteo Politano . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ata e dinë mënyrën tonë të të punuarit. Ne italianët jemi shumë më të zgjuar në taktikë dhe punojmë në mënyrë më të detajuar sesa ata jashtë vendit”.

“Për këtë, është e rëndësishme që të kemi një frymë italiane. Pas kësaj, për shembull, unë e konsideroj Handanoviqin Italian!”, ka thënë Conte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur” - Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian

Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi - nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’

Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi - nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’

Vedat Muriqi ia 'terron' Thiabut Courtois, 'Pirati' gjen sërish golin ndaj Real Madridit

Vedat Muriqi ia 'terron' Thiabut Courtois, 'Pirati' gjen sërish golin ndaj Real Madridit

Muriqi shënon gol të bukur për ta ndalur Realin, kampioni e nis sezonin e ri me barazim

Muriqi shënon gol të bukur për ta ndalur Realin, kampioni e nis sezonin e ri me barazim

"Të gjesh Toni Kroos 'tjetër' është e pamundur" - Ancelotti fillon kampionatin me fjalë të mëdha për gjermanin

Statistikat mbresëlënëse të Milot Rashicës në fitoren e Besiktasit ndaj Antalyaspor

Statistikat mbresëlënëse të Milot Rashicës në fitoren e Besiktasit ndaj Antalyaspor

Kalo në kategori