LAJMI I FUNDIT:

Conte: Jam i lumtur, mentaliteti i Interit po përmirësohet

Conte: Jam i lumtur, mentaliteti i Interit po përmirësohet

Antonio Conte ka parë përmirësime të konsiderueshme në mentalitetin e Interit pas fitores në miqësore ndaj Paris Saint-Germain.

Nerazzurët barazuan 1-1 në kohën e rregullt me parisienët, por fituan me anë të penalltive, pasi ishin më të saktë.

Kjo fitore ka bërë që trajneri i Interit, Conte, të deklaroj se ka parë përmirësime tek skuadra e tij.


Interi mposht PSG-në me anë të penalltive në një miqësore luksi në Kinë
Lexo po ashtu Interi mposht PSG-në me anë të penalltive në një miqësore luksi në Kinë

“Me siguri që jam shumë i lumtur dhe besoj se duke parë ndeshjen në përgjithësi, absolutisht nuk e merituam një humbje”, ka thënë fillimisht Conte për Inter TV.

“Përveç rezultatit, unë duhet ta vlerësoj performancën dhe të jem i sinqertë, vazhdoj të shoh përmirësime të rëndësishme në mentalitetin e këtyre djemve, dëshirën e tyre për të luajtur futboll, sulmojnë kundërshtarin në pjesën e tyre dhe fitojnë topin shpejt kur e humbim”.

“Ky është një aspekt shumë, shumë pozitiv sa i përket kësaj. Të rinjtë po punojnë shumë dhe kjo më jep entuziazëm për të vazhduar përgjatë kësaj rruge”.

Marotta: Pas takimit që kishim, Conte ndjehet më i sigurt për transferimet
Lexo po ashtu Marotta: Pas takimit që kishim, Conte ndjehet më i sigurt për transferimet

“Isha gjithashtu i kënaqur që ata bënë presion deri në fund, sepse ne shënuam në fund dhe pastaj fituam penalltitë. Ne nuk duhet të vendosemi kurrë për humbje, madje as në miqësore apo në penallti”.

“Qëndrimi që duhet të kemi është se ne luftojmë për fitore deri në fund”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori