Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur për kampionatin që na pret, duke thënë se skuadra e tij do të luftojë me të gjithë .

Tekniku 49-vjeçar është i vetëdijshëm se ka marrë përsipër përgjegjësinë për ta rikthyer Interin në nivelet e dikurshme.


“Në Itali është një skuadër si Juventusi që ka ndërtuar shumë, e më pas vjen Napoli, me këtë dua të them se do të duhet kohë që të ngjitemi në këto nivele”.

GettyImages 1163156647 Antonio Conte . (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

“Nuk mund të ndërtojmë gjithçka brenda ditës. Gjithsesi rruga jonë ka nisur dhe dëshirojmë të jemi të aftë të luftojmë kundër kujtdo”, ka thënë Conte

Tutje ai u ndal duke folur për presidentin e Interit, Steven Zhang.

“Pronarët e klubit dhe presidenti Zhang janë njerëz vizionarë”.

GettyImages 1163969090 Conte . (Photo by Yifan Ding/Getty Images)

“Kanë investuar tek Interi sepse mendojnë se është skuadra e duhur për të shkuar lart”.

“Tek presidenti shoh një figurë të re që është gati të bëjë diçka të rëndësishme për Interin”, nënvizoi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app