Conte dëshiron transferimin e Mertensit

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, po bën gati një ofertë për sulmuesin e Napolit, Dries Mertens.
Sipas mediumit HLN, Conte është ‘çmendur’ për Mertens dhe beson se do të ofrojë një garë të fortë për Eden Hazard dhe Pedro.
Conte ka përpiluar një dosje mbi Mertens pasi ka dërguar skautë për ta parë nga afër anësorin sulmues belg, përcjell Telegrafi.
Por, Conte përballet me një sfidë për të bindur shefat e Stamford Bridge që të materializojnë një transferim të tij.
Chelsea kthehet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe Conte ka nevojë për shtesa të reja për të forcuar skuadrën e tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































