Conor McGregor ka kryer matjen dhe aktualisht peshon 77 kilogram, para meçit në UFC kundër Donald Cerrone.

31-vjeçari irlandez ka qenë jashtë tetëkëndëshit që nga humbja e tij me Khabib Nurmagomedov në UFC 229 në tetor të vitit 2018.


Por McGregor do të kthehet në aksion këtë të shtunë kur do të përplaset me Cerronen në edicionin e UFC 246 në Las Vegas.

Superylli i UFC, ka treguar fizikun e tij, dhe komentet kanë vërshuar në rrjete sociale për fizikun e tij, pasi asnjëherë nuk ka peshuar kaq shumë, por edhe për trupin e tij të formësuar.

Ai ishte luftëtari i parë që u ngjit në peshore. McGregor ishte në kufirin e peshës së lehtë me 77 kilogram ( 4.5 kilogram më shumë) se sa kishte penduar.

Tifozët në Twitter kanë mbetur pa fjalë nga fiziku i McGregor.

Screenshot 3 21

Para disa vitesh Conor McGregor peshonte 65 kilogram dhe ndryshimi i tij në peshë, ka habitur për të mirë fansat.

/Telegrafi/

telegrafi sport app