Conor McGregor ishte pothuajse një person i panjohur gjatë matjeve zyrtare për takimin ndaj Dustin Poirierit.

Irlandezi e arriti me vështirësi peshën e 65 kilogramëve për t'u përballur me kundërshtarin e tij në UFC 257.


Peshën e arriti më lehtë edhe Dustin Poirieri që peshonte 66 kilogramë, dhe duket se dyshja do të dhurojnë spektakël në mëngjesin e të dielës që po vije.

dustin poirier conor mcgregor weigh in getty ftr 167f12zplf6jm1miqm3i5hk6sr

The Notorious gjatë hyrjes në sallë ku do të bëheshin matjet zyrtare dukej si një person më ndryshe shkaku i humbjes në peshë në mënyrë që t'i përshtatet peshave të mesme të lehta.

Kjo është hera e dytë që dyshja do të takohen me njëri-tjetrin, pasi në duelin e parë kishte triumfuar McGregor.

Ishte viti 2016 atëherë kur irlandezi e kishte gjunjëzuar Poirerin në një takim që zgjati dy raunde. /Telegrafi/

telegrafi sport app