Como i shkakton humbjen e parë sezonale Juventusit

Juventusi ka pësuar humbjen e parë në kampionat, teksa është mposhtur nga Como me rezultat 2-0.
Como e nisi për mrekulli ndeshjen, kur vetëm pas katër minutash lojë kaluan në epërsi.
Nico Paz asistoi për mrekulli ku Marc Oliver Kempf realizoi nga afërsia për 1-0.
Zonja e Vjetër gjeti golin në minutën e 36-të me Jonathan David, por që ai u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe pjesa e dytë i takoi skuadrës vendase, që në minutën e 79-të gjeti golin e dytë me talentin Nico Paz që shënoi për 2-0.
Deri në fund Juventus tentoi të rikthehej në lojë, por nuk ia doli përballë mbrojtjes së ngjeshur të skuadrës vendase.
Me këtë fitore, Como del e pesta në tabelë dhe barazohet me pikë me Juventusin me nga 12.
Ndeshjen e radhës Como e luan në udhëtim te Parma, derisa Juventusi do të luaj sërish jashtë shtëpisë së vet, ku përballet me Lazion në Olimpico. /Telegrafi/


















































