Këngëtarja e njohur shqiptare, Anisa Veseli, ka njoftuar se po vjen me projekt të ri muzikor.

Lajmin e ka shpërndarë me fansat nëpërmjet një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram.


Projekti, i quajtur “Como Ante”, pritet të lansohet me videoklip ditën e enjte (7 korrik).

“Como Ante 07.07”, ka shkruar Veseli krahas postimit.

Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente, fansat e së cilës po presim me padurim këtë prurje.

Ajo muaj më parë solli një EP “Cloud nine” me gjithsej tri këngë që u pritën kryesisht mirë nga publiku.

Reperja po vazhdon të jetë besnike ndaj stilit të saj muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/