Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka vlerësuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë këtë vit.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai tha se askush më nuk ka asnjë arsyetim racional për ta vonuar këtë proces.


Pavarësisht rrethanave jo të mira në të cilat gjendet Bashkimi Evropian, Çollaku ka thënë se BE-ja dhe shtetet anëtare duhet t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës.