LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: Po vjen koha për heqjen e vizave

Çollaku: Po vjen koha për heqjen e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se po vjen koha kur kosovarët do të udhëtojnë pa viza

Këtë deklaratë ai e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku u aprovua projekti “procesi i liberalizimit të vizave dhe MSA” me ç`rast 200 mijë euro do të shpenzohen për njoftimin e qytetarëve për këto procese, njofton Klan Kosova.

Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës më 4 maj.


Pas vendimit të Komisionit, çështja pritet të shkojë në Parlamentin dhe Këshillin Evropian.