Shefi i stafit të Presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku, në një intervistë për BBC-në ka thënë se NATO-ja dhe partnerët perëndimorë duhet të shqetësohen me rritjen e ndikimit rus në Ballkan.
Çollaku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit britanik, Dan Demon në emisionin “World Update” lidhur me transformimin e FSK-së dhe gjendjes së sigurisë në Ballkan, transmeton KosovaPress.
Ai ka thënë se transformimi i FSK-së nuk duhet të përbëjë shqetësim për askënd, më së paku për partnerët ndërkombëtarë.
“Mesazhi për partnerët tanë të NATO-s dhe perëndimit është që mos të shqetësohen se çfarë po ndodh në Kosovë me këtë transformim të vogël dhe simbolik të shndërrimit të FSK-së në ushtri. Ata më shumë duhet të shqetësohen me rritjen e numrit të aeroplanëve MIG, të cilët po fluturojnë në hapësirën ajrore të Serbisë. Dhe për rritjen e ndikimit rus në Ballkan”, ka thënë Çollaku për BBC-në.
Shefi i stafit të presidentit Thaçi ka thënë se në Ballkan shumë çështje kanë mbetur të pazgjidhura, në mungesë të vizionit të BE-së, në mungesë të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të shteteve në BE dhe NATO.
“Të gjitha shtetet e Ballkanit që kanë orientim perëndimor janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e rolit të Rusisë në Ballkan. Ne po shohim aktivitete të shumta të Rusisë, që për qëllim kanë destabilizimin e shteteve të Ballkanit”, ka shtuar ai.
Duke folur për kapacitetet që do të ketë FSK-ja, pas transformimit, Çollaku ka treguar se do të ketë një rritje të numrit të ushtarëve, ku FSK-ja do t’i ketë 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë. Çollaku ka treguar edhe procedurat e transformimit, duke thënë se transformimi përmes ndryshimeve kushtetuese ka qenë i pamundshëm, për shkak të kundërshtimit të Listës Serbe, e cila është lojale ekskluzivisht ndaj Qeverisë së Serbisë.
“Ne nuk mund të presim pafundësisht. Prandaj, në vend së të procedojmë me ndryshime kushtetuese, ka vend të mjaftueshëm kushtetues dhe ligjor që këtë transformim ta bëjmë nëpërmjet amandamentimit të Ligjit të FSK-së. Dhe kjo nuk kërkon votën e minoritetit serb”, ka shtuar ai.
Për BBC-në, Çollaku ka thënë se FSK-ja është forcë shumetnike, e cila përfshinë edhe minoritetin serb. Sipas tij, transformimi për serbët që jetojnë në Kosovë asgjë nuk do të ndryshojë, meqë të gjithë qytetarët e Kosovës tashmë e pranojnë FSK-në si ushtri. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite