Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, thotë se nuk do të le drejtimin e Ministrisë se Integrimeve Evropiane, për sa kohë që nuk bëhet liberalizimi i vizave.
Ai thotë se i ka pasur dy detyra kryesore qe nga marrja e mandatit si ministër i Integrimeve Evropiane: Nënshkrimi i MSA-së dhe përfundimi i dialogut për procesin e liberalizimit të vizave.
“Unë mund të ju them me seriozitetin më të madh se unë nuk njihem si dezertor që i lë punët përgjysmë dhe shkoj diku ku e kam më lehte në asnjë mënyrë. Një gjë që e marr përsipër e çojë deri në fund dhe nuk negocioj më përmbushjen e asaj detyre. Dy detyra i kam pasur kryesore nga marrja e mandatit si ministër i Integrimit Evropian: Nënshkrimin e MSA-së dhe përfundimin e dialogut për procesin e liberalizimit të vizave. E para është kryer vitin e kaluar kjo e dyta jam i sigurt qe do të kryhet gjatë këtij viti dhe kur kjo të kryhet atëherë mund të mendoj për karrierën time”, ka deklaruar ndër të tjera Çollaku në emisionin “Politikë”, me Sejdi Demirin në Tribuna Channel.
Në intervistën e sotme për Tribuna Channel e cila transmetohet nga ora 20:45, Çollaku ka folur edhe për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, për protestat e dhunshme, si dhe për koktejin e molotivit drejtuar presidencës.
Se sa e kanë dëmtuar këto imazhin e Kosovës në rrugëtimin euro atlantik, se a synon Çollaku të jetë pjesë e strukturave të PDK-së, dhe a është funksionalizimi i Gjykatës Speciale kusht për liberalizimin e vizave, përgjigjet i mësoni sonte në Politikë. /Gazeta Tribuna/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025