Komisioni Evropian pritet që brenda këtij muaji të propozojë heqjen e vizave për Ukrainën e Gjeorgjinë, ndërkaq ende nuk dihet se a do të bëhet një gjë e tillë edhe për Kosovën.
Në media sot është raportuar se Kosova rrezikon të mos përfshihet fare në këtë propozim, mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Çollaku në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende një gjë e tillë nuk është e sigurt.
“Është e vërtetë që Komisioni Evropian tashmë ka ndërmarrë iniciativën ligjore dhe ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë. Ndërsa zyrtarët e Komisionit Evropian kanë paralajmëruar se nga fundi i muajit prill, një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe për Ukrainën, por ende nuk është e sigurt një gjë e tillë”, ka thënë Çollaku për Telegrafin.
Ai më tej ka theksuar se në këtë kontekst, as Kosova nuk bën përjashtim, sepse KE-ja në vazhdimësi ka deklaruar se edhe Kosova do ta marrë rekomandimin nëse i plotëson kriteret e mbetura të cilat janë bërë publike në raportin e fundit të KE-së në dhjetor të vitit të kaluar.
“Bazuar në këtë, misioni i ekspertëve nga shtetet e BE-së dhe Komisioni Evropian gjatë muajit të kaluar ka qenë në Kosovë dhe ka vlerësuar përmbushjen e tetë rekomandimeve të fundit. Të gjeturat e këtij misioni kanë konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha rekomandimet, përveç ratifikimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi”, u shpreh Çollaku.
Ministri më pas ka bërë të ditur se është krejtësisht pritje reale dhe bazuar në merita, që edhe për Kosovën në javët në vazhdim Komisioni Evropian të jap rekomandimin për liberalizmin e vizave.
“Si udhëheqës i këtij procesi unë jam i sigurt se Kosova do ta marr rekomandimin për liberalizimin e vizave. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me KE-në dhe gjatë kësaj jave do të kem takime bilaterale me përfaqësues të Komisionit Evropian pikërisht për këtë qëllim”, tha Çollaku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025